Site icon Telegrafi

Me dy mendje për EULEX-in (Video)

14 qershori shënon zyrtarisht përfundimin e mandatit të EULEX-it. Aktualisht, Qeveria është aktivizuar që të gjejë zgjidhje për vazhdim ose jo të mandatit të këtij misioni.

Qeveria tashmë ka formuar një grup punues që do të merret me vlerësimin e punës së EULEX-it, por edhe me mandatin e ardhshëm të këtij misioni.

Pjesë e këtij grupi punues, përveç përfaqësuesve nga Zyra e kryeministrit, janë edhe ata nga Këshilli Gjyqësor, Prokuroria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë.

Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, ka thënë se deri në fund të muajit do të përfundojnë të gjitha diskutimet me Bashkimin Evropian për këtë çështje.

Ndërsa, i pari i ekzekutiv, Isa Mustafa, ka deklaruar ditë më parë se vendi ka ende nevojë për misionin e EULEX-it, pavarësisht se më 25 mars pati thënë se do të dëshironte që EULEX-i të shkonte nga Kosova. /Tribuna Channel/

Exit mobile version