Telegrafi

Dy maska me vezë në pak minuta

Maska 1
Rrihni mirë të bardhën e vezës, vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë pak të ngrohtë, dhe vendosini një shtresë kremi hidratues. Efektet e këtij trajtimi vërehen menjëherë, dy orë pas larjes së fytyrës. Por, nëse e përsëritni maskën për disa javë radhazi, rezultatet kanë jetëgjatësi.

Maska 2
Rrihni mirë një vezë të plotë. Vendoseni mbi fytyrë. Lëreni derisa të thahet, dhe mbajeni pas kësaj edhe 10 minuta të tjera. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Lyejeni me vaj bajameje ose me pak vaj ulliri. /Telegrafi/