Telegrafi

Dy mace rezultojnë pozitive me coronavirus në New York

Dy mace kanë rezultuar pozitive me coronavirus në shtetin e New York-ut, duke shënuar rastet e para të virusit tek kafshët shtëpiake në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, macet të cilat kanë sëmundje të buta të frymëmarrjes, priten të shërohen, ndërsa mendohet se kanë kontraktuar virusin nga njerëzit.

Raportohet se të mërkurën disa tigra dhe luaj në kopshtin zoologjik “Bronx” të New York-ut kanë rezultuar po ashtu pozitivë me coronavirus.

Megjithëse disa kafshë mund të kontraktojnë virusin nga njerëzit, autoritetet amerikane thonë se ende nuk ka prova që ato mund të transmetojnë coronavirusin tek njerëzit. /Telegrafi/