Telegrafi

Dy lopë dhe dy dhi gjenden në një veturë

Zëdhënësi i policisë, kapiteni Jabulani Mdletshe, ka thënë se banorët e Phelindabas kishin lajmëruar policinë se, një person kishte ngarkuar lopë në veturën e tij. Në kohën kur kishte arritur policia, shoferi veçmë kishte ngarkuar katër shtazët dhe ishte përpjekur t’i ikte policisë.

Policia është vënë në ndjekje shoferit, i cili kur e kishte kuptuar se nuk mund t’i ikte policisë, e kishte ndalur veturën e tij, dhe ishte zhdukur në mes të shkurreve. Policia i ka dorëzuar shtazët në Njësinë kundër vjedhjes dhe është ende në kërkim të shoferit.