Lorik Cana është futur në historinë e Kampionatit Evropian, por këtë herë për të keq.
Kapiteni u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36-të dhe kështu u bë lojtari me kartonin e pestë më të shpejtë të kuq në histori të këtij kompeticioni.
Një rekord jo të mirë e arriti edhe Ergys Kaçe edhe ky për shkak të kartonit.
Kaçe u ndëshkua me karton të verdhë pas 81 sekondash lojë, gjë që e bënë atë lojtarin që u ndëshkua më së shpejti në Evropian që nga 2008 (Vonlanthen, 36 sekonda). /Telegrafi/