Site icon Telegrafi

Dy lëvizje të cilat zhbllokojnë nervin shiatik: Në çast bllokojnë dhembjen! (Video)

Shiatikun patjetër duhet trajtuar në mënyrë mjekësore, ndërkaq mjeku do t’ju përshkruaj terapinë që do t’ju jetë më e mira

Pos ilaçeve, do të duhej të provonit edhe teknika të cilat nuk mund t’ju dëmtojnë, por mund t’ju lehtësojnë dhembjen, transmeton Telegrafi.

Po ju paraqesim dy ushtrime të lehta të cilat në çast ju ndihmojnë te shiatiku i kileve (Hernia incarcerata):

1. Zgjatja

Shtrijuni në sipërfaqe të rrafshët, lakoni këmbën në të cilën ndieni dhembje dhe tërhiqeni lehtë në drejtim të supit.

Kur të ndieni që po zgjatet, provoni që në atë pozitë të qëndroni 30 sekonda.

Pastaj shtrijeni këmben, pushoni dhe përsëriteni edhe dy herë.

2. Këmbët e kryqëzuara

Shtrijuni në sipërfaqe të rrafshët dhe këmbën e cila ju dhemb qiteni sipër tjetrës, sikur i kryqëzoni këmbët.

Këmbën e cila nuk ju dhemb kapeni me duar nën gju dhe lehtë tërhiqeni drejt vetes. Mbajeni 30 sekonda dhe ngadalë kthejeni në pozitën fillestare. Gjithashtu përsëriteni dy herë.

Sado që t’ju tingëllojë paradoksalisht, mbajeni në mend që aktiviteti dhe lëvizshmëria janë mënyra më efikase që të luftoni kundër dhembjes për shkak të shiatikut.

Punoni edhe në qarkullimin e gjakut dhe përpiquni që sa më shumë të forconi muskujt e shpinës.

Vërejtje: Është shumë me rëndësi që të dy ushtrimet t’i bëni ngadalë, me marrje të drejtë fryme dhe me shtrirje të mirë, në mënyrë që të mos lëndoheni më shumë.

/Telegrafi/

Exit mobile version