Dy tërmete me një distancë prej disa minutash ndodhën pasditen e së dielës në Halkidiki të Greqisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti i parë i ndodhur rreth orës 19:03 kishte një intensitet 5.2 të Rihterit me epiqendrën e vendosur 12 kilometra në jugperëndim të New Moudania, Halkidiki.
Ndërsa tërmeti i dytë që thuhet se ka ndodhur rreth orës 19:07 kishte një intensitet 4.2 të shkallës Rihter me epiqendrën e vendosur 11 kilometra në jug-perëndim të Nea Moudania, Halkidiki.
ℹEvent wrap-up: today a M5.3 #earthquake (#σεισμός) hit Néa Kallikrátia (#Greece) at 19:03:53 local time (UTC 17:03:53). Shaking was felt over 300km by approximately 13M people in Greece, Bulgaria and North Macedonia.
— EMSC (@LastQuake) November 3, 2024
Tërmetet thuhet se janë ndjerë veçanërisht në Selanik, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale. /Telegrafi/