Site icon Telegrafi

Dy leksione stili që mund t’i mësoni nga mashkulli me veshjen më të mirë në botë

Vetëm se ftesa të cilën e keni pranuar tregon që është ngjarje me kod të veshjes, kjo nuk do të thotë se duhet të visheni si pinguin.

E këtë askush nuk e din më mirë sesa Rami Malek, mashkulli me veshjen më të mirë në çdo tapet të kuq që e qet këmbën, transmeton Telegrafi.

Malek, i cili të dielën kishte fituar çmimin Emmy për rolin e tij në “Mr. Robot”, është dashur që të fitojë edhe një çmim për veshjen e mirë.

Ai kishte vendosur të veshë një xhaketë me bojë fildishi me pantallona të zi.

Por, pse ky kombinim, jo edhe aq i rrallë, duket kaq mirë në të?

Kjo për dy arsye:

Rrobat janë të madhësisë së përsosur

Xhaketa është e madhësisë së përsosur.

Nuk e ka tepruar…

Arsye tjetër është se ai nuk e ka tepruar me aksesorë të ndryshëm të cilat vetëm sa ia humbin pamjen e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version