Telegrafi

Dy legjendat e këshillojnë Unitedin ta transferojë Ibran (Foto)

Legjendat e Manchester Unitedit, Paul Scholes dhe Peter Schmeichel, shpresojnë se klubi do t’i sigurojë shërbimet e Zlatan Ibrahimovicit.

Suedezit i përfundon kontrata me Paris Saint-Germainin në muajin e ardhshëm dhe ai është lidhur shumë me një kalim në Old Trafford. Dhe pro kësaj ideje janë dy figura heroike të Djajve të Kuq.

“Kjo ide më eksiton, po. Ne nuk jemi aq të çmendur saqë të mos e kemi të qartë se do të zgjasë vetëm një apo dy vite maksimum, por ai është në formë, kujdeset për veten, ka karizëm të shkëlqyer”.

“Ai ka karakter mahnitës. Mendoj se do të kishte sukses, pa kurrfarë dyshimi”, ka thënë Scholes për BBC.

“E kam thënë këtë qe një kohë shumë, shumë të gjatë. Kohë pas kohe te Manchester Unitedi nevojiten lojtarë frymëzues. Lojtarët që qëndrojnë si kulla”.

“E kemi pasur Cantonan kah mesi i nëntëdhjetave dhe ai ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e historisë së Manchester Unitedit”.

“Tash është koha të kemi dikë si ai dhe Zlatani padyshim që i përshtatet këtij profili. Zlatani vetëm sa është përmirësuar fizikisht, në aftësitë e tij, në rezultate, nëse i shikoni statistikat e tij janë të pabesueshme”, është shprehur Schmeichel. /Telegrafi/