Telegrafi

Dy legjendat e filmit Al Pacino dhe Robert De Niro bëhen bashkë për filmin e ri “The Irishman” nga Martin Scorsese (Foto/Video)

Legjendat filmike Al Pacino dhe Robert De Niro bashkohen për një film të ri të zhanrit aksion.

Ata u fotografuan së bashku në skenat e xhirimeve në New York për filmin e ri “The Irishman”, regjisor i të cilit është Martin Scorsese.

Pacino, 77 vjeç, dhe De Niro, 74 vjeç, u shfaqën 43 vjet më parë në “ The Godfather Part I” – edhe pse kurrë nuk u paraqitën në një skenë së bashku – dhe ishin çiftuar së fundi në “Righteous Kill”, film i vitit 2008, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Al Pacino (majtas) dhe Robert De Niro (djathtas) janë ribashkuar pas 22 vjetësh për të luajtur në një film të ri nga Scorsese. (Burimi i fotos: matrixpictures.co.uk)

Projekti i ri i shumëpritur i Scorsese-it gjithashtu ekippon palën legjendare me shokët e tjerë të filmave, Joe Pesci dhe Harvey Keitel.

Por fituesi i çmimit ‘Oscar’, Scorsese thotë se projekti i ri nuk do të jetë thjesht një film për klasat e kultit “Goodfellas” ose “Casino”.

Irlandezët do të shohin De Niron të luajë një njeri që ka luajtur rol në vdekjet e mëdha, duke përfshirë JFK dhe Jimmy Hoffa.

De Niro luan rolin e një njeriu që ka luajtur rol në vdekjet e mëdha, duke përfshirë JFK dhe Jimmy Hoffa (Burimi i fotos: AFP)

Martin Scorsese njofton planet për të sjellë së bashku katër legjendat e Hollywoodit për filmin më të ri të zhanrit asion/krim.

Krahas tij do të jenë edhe Pesci, Liotta, Keitel dhe Bobby Cannavale si dhe emra të tjera që luajtën në dramën për ‘Netflix’.

Ndërsa fansat kanë spekuluar se filmi neto do t’i ngjajë filmave të tjerë aksion, Scorsese thotë se “kjo është ndryshe”.

“The Irishman” do të jetë filmi që do të shënojë bashkëpunimin e parë të Al Pacinos me Scorsesen, dhe njerëzit janë shumë të entuziazmuar për këtë gjë. (Burimi i fotos: Getty Images)

Regjisori i New Yorkut tha: “‘Goodfellas’ dhe ‘Casino’ kanë një stil të caktuar që kam krijuar për ta – është një faqe e plotë në skenarin e vërtetë.

“Pas “Godfellas”, dëshira për një film tjetër ngeli vetëm si mendim, ndonjëherë unë isha i nxituar, ndjeva se nuk do ta bëja, sepse më duhej të përpiloja të gjitha lëvizjet në lidhje me kamerën dhe redaktimin poashtu”.

“Stili i figurës, shkurtimet, kornizat e ngrirjes, e gjithë kjo ishte planifikuar paraprakisht, por në filmin e ri do të jetë pak më ndryshe”.

De Niro dhe Al Pacino në prapaskenat e filmit “Righteous Kill”, viti 2008. 

Scorsese, 74 vjeç, tha se një çështje e madhe do ta bëjë De Niron të duket si të ri deri në moshën 30 vjeç në disa prej skenave.

Filmi do të jetë bashkëpunimi i nëntë i ‘Scorsese’ me De Niron, i cili gjithashtu luajti në ‘Goodfellas’ dhe ‘Casino’.

Pesci, i cili u largua nga Hollywoodi në vitet e fundit, gjithashtu luajti shkëlqyeshëm në të dy filmat dhe fitoi një çmim nga Akademia për aktorin më të mirë në rol dytësor, për rolin në filmin “Goodfellas”.

‘Goodfellas’ u publikua në vitin 1990, por nuk kishte arritur të fitonte çmimin “Oscars” për grafikën më të mirë.

“Casino” është publikuar në vitin 1995 dhe me Sharon Stone, ky film kishte arritur të shpërblehet me një çmim, që aktorja e kishte fituar për rolin e saj në “Casino”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë suksesi i filmit të radhës. /Telegrafi/