Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se qytetarët e dy lagjeve të Prishtinës po përballen me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të pakujdesisë së punë kryerësit.
“Si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit të KK Prishtinë, në rrugën “Muharrem Fejza” qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme”, njofton KRU “Prishtina”.
KRU “Prishtina” thotë se as Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ku sipas tyre tashmë ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU “Prishtina” dolën në terren për sanimin e dëmtimit.
“Pritet të sanojmë shpejt problemin”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Pa ujë të pijshëm janë Lagjja e Spitalit dhe Mati 1./Telegrafi/