Site icon Telegrafi

Dy kundër-aksione guerile ndaj funksionarëve të lartë të LSDM

Dje mbrëma derisa nënkryetarja e LSDM, Frosina Tashevska-Remenski, ka marrë pjesë në diskutim para Qeverisë, dikush me thikë ia ka prerë gomën e automjetit, i cili ka qenë i parkuar në afërsi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Remenski e ka paraqitur rastin në polici, por dyshon se automjeti i saj nuk është përzgjedhur rastësisht.

“Automjeti ka qenë i parkuar në periudhën prej ora 18.30 deri në ora 22. Pasi vërejta që goma është shpuar edhe atë me thikë, rastin e paraqita në stacionin e parë policor dhe nuk pres që rasti të zgjidhte shpejtë, ka thënë Remenski.

Rasti i dytë ka të bëjë me nënkryetaren tjetër të LSDM, Radmilla Sheqerinska, e cila nga përkrahësit e partive në pushtet akuzohet si një zonjë luksi e cila mban veshmbathje të shtrenjtë.

Në Manastir asaj ia kanë dedikuar një transparentë në të cilën shkruan “Rada mbath prada”, duke aluduar që ajo preferon markën e shtrenjtë botërore “Prada”./Telegrafi/

Exit mobile version