Telegrafi

Dy kujdestarë kapen duke e keqtrajtuar 79-vjeçarin me aftësi të kufizuara (Video,+16)

Dy kujdestarët janë kapur në kamerat duke e keqtrajtuar një person me aftësi të kufizuara, pasi djali i tij kishte vendosur kamera sekrete.

Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Muhammed Azeem, 40, si dhe Khalid Hussain, 29, të dy nga Rochdale, Angli, janë kapur duke e tërhequr “dhunshëm” 79-vjeçarin dhe duke e pastruar atë me ujë të ftohtë.

Dyshja ishin angazhuar nga një institucion kujdesi për ta vizituar të moshuarin në shtëpinë e tij. Por higjiena dhe shtrati i papastër i të moshuarit kishin ngjallur shqetësim tek djali i tij.

Azeem dhe Hussain u shpallën fajtor nga një gjykatë në Manchester për keqtrajtim ose për lënie të qëllimshme pas dore të një personi me aftësi të kufizuara.

Siç raportohet më tej, pensionisti kishte shumë probleme shëndetësore duke përfshirë sëmundje të veshkave, të zemrës, diabetin, hipertension dhe një këmbë të amputuar. /Telegrafi/