Arbnor Fejzullahi dhe Ylber Ramadani kanë marrë oferta bindëse nga Lugano në Zvicër.
Sipas “Sport Ekspres”, lojtarët kanë gjetur marrëveshjen paraprake me ekipin që drejtohet nga Tramezani, por janë ende nën kontratë me Partizanin.
Të dy lojtarët pritet të bisedojnë me klubin për mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështjeje.
Sigurisht të kuqtë do kërkojnë të përfitojnë financiarisht dhe për këtë duhet gjetur edhe një marrëveshje mes klubeve.
Fejzullahu është nga Presheva, ndërsa Ylber Ramadani nga Ferizaj.