Site icon Telegrafi

Dy Koretë bashkojnë simbolikisht edhe hekurudhat

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë bashkuar simbolikisht rrjetet e tyre hekurudhore ndërsa fillojnë të punojnë për të rilidhur rrjetet e transportit mes dy vendeve.

Por ndërtimi i projektit nuk mund të fillojë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare që ndalojnë importin e metaleve dhe produkteve energjetike në Korenë e Veriut.

Në vend të kësaj, inxhinierët nga Veriu dhe Jugu – të cilat janë ende teknikisht në luftë – do të kalojnë dy vitet e ardhshme duke kryer studime të përbashkëta dhe duke bërë punë projektimi.

Ceremonia u mbajt të mërkurën në Stacionin Panmun në qytetin kufitar Kaesong.

Një tren i mbushur me 100 zyrtarë qeveritar të Koresë së Jugut, ministrat dhe anëtarët e familjeve të zhvendosur nga Lufta e Koresë, shkuan në vendngjarje.

Aty ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga Kombet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Mongolia – mes planeve më të gjera për të lidhur Korenë e Veriut me hekurudhat trans-Siberi dhe trans-Kinë.

Por, duke nënvizuar shkallën e sfidave me të cilat ballafaqohet projekti, Koreja e Jugut kërkoi të marrë leje nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

Kim Yun Hyok, ministri i hekurudhave të Koresë së Veriut, tha se Koreja duhet të shtyjë më tej angazhimin në vend të “zvarritjes”, duke dëgjuar ata që mendojnë të tjerët”, i konsideruar si qortim për Seulin për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Amerikën.

Exit mobile version