Kompania “DOO Ginis ZD Prilep” dhe “Cast Investo DOO Shkup”, që fituan mjete për projekte investuese nga Fondi për Inovacione dhe zhvillim teknologjik i kanë tërhequr projektet e tyre.
“Deri te Fondi për Inovacione dhe zhvillim teknologjik janë dërguar dy njoftime për tërheqjen e dy projekteve investuese të kompanive “DOO Ginis ZD Prilep” për projektin “Ginis print 2018” me mjete të kërkuara nga Fondi për 9.999.338.40 denarë dhe vet pjesëmarrje prej 23.331.789,40 denarë si dhe “Cast Investi DOO Shkup” për projektin “e fluturojmë të ardhmen tonë” me mjete të kërkuara nga Fondi prej 9.990.000,00 denarë dhe vet pjesëmarrje prej 23.310.000,00 denarë” kumtuan nga Fondi për Inovacione dhe zhvillim teknologjik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dy kompanitë ishin fituese të mjete për zhvillim teknologjik, thuhet në kumtesën e Fondit për Inovacione./Telegrafi/