Site icon Telegrafi

Dy kompani – franceze dhe britanike – njoftojnë se vaksinat e tyre për COVID-19 nuk do të jenë gati deri në fund të vitit 2021

Sanofi e Francës dhe GSK e Britanisë së Madhe kanë thënë të premten se vaksinat e tyre për COVID-19 nuk do të jenë gati deri në fund të vitit 2021, pasi rezultatet e ndërmjetme treguan një përgjigje të ulët imune në të rriturit e moshuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi është një pengesë e madhe në përpjekjet për të luftuar pandeminë, e cila u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar dhe ka vrarë mbi 1.5 milion njerëz në të gjithë botën.

Sanofi dhe GSK thanë se vonesa në programin e tyre të vaksinave kishte të bënte me faktin se duhen “përmirësime në përgjigjen imune në të rriturit e moshuar”.

Disponueshmëria e mundshme e vaksinës është shtyrë përsëri “nga mesi i vitit 2021 në pjesën e fundit të vitit 2021”, thanë ata në një deklaratë.

“Ne kujdesemi shumë për shëndetin publik, prandaj jemi të zhgënjyer nga vonesa e njoftuar sot, por të gjitha vendimet tona janë dhe do të drejtohen gjithmonë nga shkenca dhe të dhënat”, tha Thomas Triomphe, zëvendëspresident ekzekutiv dhe shef i Sanofi Pasteur. /Telegrafi/

Exit mobile version