Dy kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Bagdad, pas raporteve se një plumb ka goditur trupin e një aeroplani nga Dubai.
Kompanitë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Etihad dhe Air Arabia, kanë thënë se kanë pezulluar fluturimet në kryeqytetin irakian në përputhje me udhëzimet e sigurisë nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Transportuesi nga Dubai ka thënë se dëmi një njërin nga avionët e tij është shkaktuar me armë të vogla zjarri derisa ka qenë duke ateruar në Bagdad, më 26 janar.
Mësohet se akush nga pasagjerët nuk është plagosur./Telegrafi/