Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për kulturë dhe Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime.
Para Komisionit për kulturë është propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për kulturë, me procedurë të shkurtë në leximin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime do të rishikojnë propozim-vendimet për zgjedhje të kryetarëve, zv.kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tryre në komisionet e Kuvendit të Maqedonisë.
Në rend dite në këtë komision është edhe propozim-vendimi për shkarkimin nga funksioni zv.sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/