Site icon Telegrafi

Dy komisione kuvendore mbajnë seancat e tyre, do të diskutohet për shumë ligje

Dy komisione kuvendore do të mbajnë sot seancat e tyre të radhës, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë, si edhe Komisioni për financim dhe buxhet.

Në komisionin për sistem politik do të flitet për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për gjykatat, për Këshillin gjyqësor, dhe për Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, që të gjitha në lexim të dytë.

Në komisionin për financim dhe buxhet do të shqyrtohen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Fondin për sigurim të depozitave, Ligjit për rezerva të patjetërsueshme të naftës dhe derivateve të naftës, Ligjit për revizion shtetëror, Ligjit për revizion të Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese (IPA), Ligjit për inspekcionin devizor, Ligjit për Bankën Popullore, Ligjit për pengimin dhe larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, Ligjit për Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), dhe Ligjit për policinë financiare, që të gjitha këto në lexim të dytë. /Telegrafi

Exit mobile version