Telegrafi

Dy koka janë më të mençura – apo jo

Koleksionisti nga Fort Lauderdale i Floridas këtë çudi ia ka dhuruar Big Al’s Aquarium Supercenter. ”Duket që të dy kokat i kanë mendimet e veta dhe janë të pavarura njëra nga tjetra”, thotë Jay Jacobi, udhëheqës i lokalit me kafshë ekzotike.

Breshka ende nuk ka emër, mendohet që të emërohet Gemini, shenja e horoskopit për Binjakët. Breshka dykokëshe është gjetur në vitin 2003 në Afrikën Jugore, derisa një vit më pas edhe një e ngjashme është paraqitur në Dorset të Anglisë.