Cristiano Ronaldo ka më pak se një muaj kohë që të largohet nga Manchester United.
Ylli portugez është duke kërkuar kalimin te një klub që luan në Ligën e Kampionëve, mirëpo ende nuk e ka gjetur një të tillë.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari i AS, Manu Sainz, Atletico Madridi dhe Napoli janë skuadrat e vetme të interesuara për 37-vjeçarin.
Edhe pse presidenti i Los Cholchoneros ka mohuar thashethemet, është Diego Simeone që po shtynë për transferimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Ronaldo tashmë i ka konfirmuar Erik ten Hagut se e kërkon largimin nga “Old Trafford” dhe duan që çmimi i tij të caktohet sa më parë.
Portugezi thuhet se e pëlqen kalimin te Atletico Madridi, mirëpo ende nuk ka lëvizje zyrtare në këtë drejtim.
Edhe Napoli e do transferimin e Ronaldos, pasi që duan ta bëjnë figurë ikonike të tyre, si në rastin e Diego Maradonas. /Telegrafi/