Rayan Cherki është një nga mesfushorët e rinj më të mirë në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Mesfushori i talentuar francez ka tre vite që shkëlqen me fanellën e Lyon dhe largimi i tij në janar është mëse i mundur.
Duke marrë parasysh situatën aspak të mirë të Lyonit këtë edicion, skuadrat angleze po kërkojnë të përfitojnë dhe ta transferojnë atë në janar.
Chelsea dhe Newcastle United janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e talentit francez në janar.
Le 10 Sport ka raportuar se dy klubet angleze kanë shprehur interesim dhe kanë ndjekur nga afër në disa ndeshje mesfushorin francez.
Lyon është gati ta lejoj largimin e mesfushorit ofensivë nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro në sezon.
20-vjeçari ka zhvilluar 111 ndeshje me ekipin e parë të Lyon, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë. /Telegrafi/