Sipas mediumeve italiane, i riu i Juventusit, Matias Soule, po ndiqet nga edhe Newcastle United, pas Crystal Palace.
Sensacioni i ri, i cili është i huazuar te Frosinone nga Juventusi, ka bërë një fillim të jashtëzakonshëm në sezonin 2023/24.
Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadrat e Ligës Premier janë të interesuara për argjentinasin, prandaj drejtori i Juves, Cristiano Giuntoli vizitoi Anglinë këtë javë për të bërë plane për afatin kalimtar të janarit.
Sipas raportit, Soule është dëshirë e Crystal Palace ashtu edhe e Newcastle, të cilët janë të përgatitur të ofrojnë deri në 25 milionë euro plus bonuse dhe Zonja e Vjetër mund ta ketë të vështirë të refuzojë një ofertë të tillë.
Sipas mediave italiane, bardhezinjtë tani po përjetojnë vështirësi financiare si pasojë e mos pjesëmarrjes në Ligës së Kampionëve dhe gjigantëve italianë mund të duhet të shesin një nga të rinjtë e tyre për të balancuar financat.
Soule mund të bindet të pranojë një propozim nga një klub i pasur financiar që do të dyfishonte pagën e tij aktuale.
Talenti 20-vjeçar ka pasur një fillim spektakolar në sezonin 2023-24, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë një asistim në 12 ndeshje me Frosinone këtë sezon. /Telegrafi/