Ylber Ramadani mund t’i bashkohet Milot Rashicës në futbollin holandez pasi ka dy oferta.
Për 21-vjeçarin ka një interesim të madh, por klubi kërkon 200 mijë euro.
Ditë më parë për Ramadanin, Partizani ka marrë oferta nga një klub gjerman dhe një danez.
Klubi ka qenë i kënaqur me ato që ofronin këto klube, por transferimi i Ramadanit nuk është realizuar për shkak të refuzimit të familjes dhe vetë lojtarit.
Por, së fundmi, për 21-vjeçarin kanë shprehur interes dy klube holandeze, të cilat janë AZ Alkmaar dhe Heerenveen.
Pra, bëhet fjalë për dy klube të elitës së futbollit holandez, ku lojtari do të ketë mundësi që të hedhë një hap të madh në karrierën e tij.
Në krahasim me dy ofertat e para, Partizani nuk do që të nxitohet, pasi oferta financiare nuk është aty ku kërkohet.
Mësohet se holandezët u ofrojnë të kuqve 130 mijë euro, ndërkohë që klubi kryeqytetas është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit vetëm për 200 mijë euro.
Ramadani iu bashkua “demave” në janar të 2016-ës nga Drita e Gjilanit.
Ai ka luajtur edhe për Prishtinën dhe Ferizajn.