Site icon Telegrafi

Dy klube te mëdha pas Mirandas

Transferimi i Mirandas në verë nga Interi, doli të jetë shumë i qëlluar.

E gjitha kjo pasi për atë kanë shprehur interesim dy klube të mëdha.

Sic raporton gazetari italian, Alfredo Pedulla, Interi nuk dëshiron ta largojë Mirandan, por duke e ditur se braziliani së shpejti do të jetë 32-vjeçar, ata i kanë caktuar një çmim tërheqës.

Çmimi i caktuar nga Nerazzurrët është hiq më pak se 25 milionë euro dhe e gjitha kjo pasi Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interesim për atë.

Vlen të theksohet se Interi e transferoi atë gjatë verës nga Atletico Madridi për katër milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version