Telegrafi

Dy klube nga La Liga shfaqin interesim për shërbimet e De Geas

Për shumë kënd është surprizë fakti që David De Gea ka mbetur ende pa klub që kur u largua nga Manchester United gjatë verës.

Reprezentuesi spanjoll është konsideruar si një ndër portierët më të mirë në botë, dhe është e çuditshme se si një lojtar me kualitetin e tij është ende një lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Pse De Gea ende nuk ka gjetur klub të ri

Kjo mund të ndryshojë në një të ardhme të afërt, pasi De Gea po lidhet me një rikthim të mundshëm në futbollin spanjoll.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, Real Betis dhe Valencia kanë shprehur interesim për të siguruar nënshkrimin me 32-vjeçarin.

Real Betis ka pasur probleme me portierët këtë sezon, ku Cluadio Bravo dhe Rui Silva që të dy kanë pësaur lëndime, andaj nënshkrimi me De Gean po konsiderohet i detyrueshëm.

Valencia momentalisht ka në ekip Giorgi Mamardashvilin, andaj një lëvizje për De Gean duket e panevojshme momentalisht, vetëm në rast se gjeorgjiani lëviz nga Valencia në 12 muajt e ardhshëm./Telegrafi/