Telegrafi

Dy kartat e Qeverisë në raport me UNMIK-un

Qeveria e Kosovës vazhdon të luajë me dy karta kur është fjala për bashkëpunimin e saj me Misionin e OKB-së.

Vitin e kaluar Ministria e Punëve të Jashtme kishte tentuar që këtij misioni t’i jepte rol për ta shkurtuar rrugën e aplikimit për anëtarësim në UNESCO, shkruan sot Koha Ditore.

Por tani, siç merr vesh gazeta, ka një qëndrim brenda drejtuesve të institucioneve që t’i anashkalojnë sa më shumë që është e mundur takimet me zyrtarët e UNMIK-ut.

Por, edhe pse zyrtarisht mbajnë këtë qasje, vetëm gjatë muajit shkurt, shefi i UNMIK-ut në Kosovë është pritur nga tre ministra të qeverisë Mustafa. Zyra e UNMIK-ut në Prishtinë ka mohuar zërat se ata kanë tendenca të ndryshojnë mandatin, i cili buron nga Rezoluta 1244.

Njohës të rrethanave ndërkombëtare kanë thënë se ideja e ringjalljes së UNMIK-ut është pasojë e krizave të vazhdueshme dhe pazotësisë së institucioneve vendore.

Foto:Arkiv