Telegrafi

Dy javë pasi gruaja ia rrëmbeu 90 milionë euro nga divorci, ndërron jetë miliarderi saudit

Biznesmeni saudit, Sheikh Walid Juffali, është ndarë nga jeta, pasi ka humbur betejën me kancerin në një spital në Cyrih të Zvicrës.

Por, më shumë bujë se lajmi i vdekjes së biznesmenit, ka bërë bujë fakti se ai u nda nga jeta vetëm dy javë pas divorcit me gruan, Christina Estrada, e cila përfitoi 75 milionë funte (90 milionë euro) nga shkurorëzimi, transmeton Shqiptarja.com.

Shkurorëzimi i çiftit do të mbahet mend gjatë si një nga betejat më të gjata, pasi procesi i divorcit zgjati plot tre vite.

Biznesmeni saudit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, edhe pse data e seancës gjyqësore u afrua për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar.