Site icon Telegrafi

Dy italianë humbën jetën në Ksamil

Dy turistë italianë janë përfshirë në një aksident rrugor në Ksamil rreth orës 11:00 të së premtes, teksa konfirmohet se një prej tyre ka ndërruar jetë, edhe miku i tij është gjendje të rëndë.

Konkretisht në zonën e “Hidrovorit”, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italianë me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /Telegrafi/

Exit mobile version