Telegrafi

Dy ish-studente e akuzojnë James Francon për keqtrajtim seksual

James Franco (Foto: Debra L Rothenberg/Getty Images)

Ylli hollivudian, James Franco, është akuzuar nga dy ish-studente për keqtrajtim seksual, bën të ditur Sky News.

Aktori, i cili për një periudhë ka mbajtur mësim praktik, akuzohet se e ka keqpërdorur pozitën e tij për marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me disa prej studenteve, ndërsa nëse e refuzonin u jepte nota të ulëta dhe ua shkurtonte shfaqjen në filma e tij – thuhet në akuzë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga James Franco

Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal thonë se Franco është përpjekur të krijojë një grup të fermave të reja, të cilat do të ishin të ekspozuara ndaj shfrytëzimit seksual në emër të edukimit.

Isabel Pakzad dhe James Franco (Foto: Debra L Rothenberg/Getty Images/Guliver)

Në padinë e ngritur në gjykatën e Los Angelesit bëhet e ditur se keqtrajtimet kanë ndodhur në Studio 4 (në pronësi të James Francos) që u hap në vitin 2014 dhe u mbyll në vitin 2017.

Njëherësh thuhet se studentet janë detyruar të marrin pjesë në skena eksplicite seksuale, gjë që, sipas tyre, nuk është standard në industrinë filmike.

Edhe aktorja Violet Paley e ka akuzuar kolegun e saj, James Franco, se e ka detyruar të bëjë seks oral në automjetin e tij, si dhe se është përpjekur ta joshë shoqen e saj 17 vjeçare. /Telegrafi/