Anemia e dëmshme ndodh kur sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat e stomakut që përndryshe do të krijonin një proteinë të rëndësishme të quajtur faktor i brendshëm (IF).
Në një të rritur të shëndetshëm, IF lidhet me vitaminën B12 – e cila fitohet nga ngrënia e vezëve, viçit, pulës dhe djathit – dhe përthithet në trup përmes zorrës. Pa IF, vitamina B12 (që gjendet në ushqime të ndryshme) humbet gjatë procesit të tretjes.
Si mund ta di nëse kam mungesë të vitaminës B12?
Harvard Medical School vuri në dukje se një ndjesi shpimi gjilpërash në këmbët mund të jetë një shenjë e mangësisë së vitaminës B12.
Pse ndodh kjo?
Vitamina B12 është jetike për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, e cila është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nëpër trup. Mungesa e vitaminës B12 do të çojë në zhvillimin anormal të qelizave të kuqe të gjakut.
Ndërsa më pak oksigjen është në gjendje të arrijë ekstremitetet e trupit, siç janë këmbët, ndodh një ndjesi shpimi gjilpërash. Një tregues tjetër i mungesës së vitaminës B12 është shërimi i ngadaltë i plagës në këmbë. Universiteti i Nottingham tha se “mungesa e vitaminës B mund të ndikojë në shërimin e plagës në një numër mënyrash”.
Kjo sepse vitaminat B janë të nevojshme për:
-
Lidhjen e kolagjenit
-
Një sistem të shëndetshëm imunitar
-
Sintezën e proteinave
-
Sintezën e ADN-së
-
Formimin e qelizave të kuqe të gjakut
Shenja të tjera paralajmëruese të mungesës së vitaminës B12
Shkolla Mjekësore e Harvardit deklaroi se një mungesë e vitaminës B12 mund të çojë në:
-
Dobësi
-
Lodhje
-
Vështirësi njohëse
-
Humbje të kujtesës
-
Gjuhë të fryrë, përflakur
-
Vështirësi në të ecur
-
Anemi
“Mungesa e vitaminës B12 mund të zhvillohet ngadalë, duke bërë që simptomat të shfaqen gradualisht dhe të intensifikohen me kalimin e kohës”, tha Shkolla Mjekësore e Harvardit.
Nëse zbulohet një mungesë e lehtë e vitaminës B12, atëherë një shtesë e multivitaminave mund të jetë gjithçka që nevojitet.
Përveç anemisë së dëmshme, mungesa e vitaminës B12 është një rrezik real për vegjetarianët dhe veganët. Kjo sepse vitamina B12 nuk gjendet te bimët, është e pranishme vetëm në produktet shtazore ose produktet e pasuruara me vitaminë B12. /Telegrafi/