Site icon Telegrafi

Dy huqje të mëdha nga VAR, Liga Premier e pranon gabimin

(Foto: Screenshot/YouTube/SkySports)

Liga Premier ka pranuar se VAR ka bërë një gabim në ndeshjen ndërmjet Crystal Palace dhe Brighton & Hove Albion.

Skuadrës mysafire iu mohua një gol, pasi Pervis Estupinan u konsiderua të ishte në pozitë jashtë loje.

Megjithatë, një inspektim më i afërt i vijave të tërhequra nga VAR tregon se vija e përdorur për të treguar mbrojtësin, ishte tërhequr nga lojtari i gabuar.

(Foto: Screenshot/Twitter/BBCMOTD)

Një vendim i ngjashëm është bërë edhe gjatë ndeshjes ndërmjet Arsenalit dhe Brentfordit, pasi goli i ‘Bees’ u pranua pavarësisht një pozicioni të dukshëm jashtë loje.

Lexo po ashtu Arsenali gabon sërish, ndalet në barazim nga Brentford

https://youtu.be/dAaBw1bm2hs

Organi i ndarjes së drejtësisë, PGMOL, lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje si për Brightonin, ashtu edhe për Arsenalin për incidentet përkatëse.

(Foto: Screenshot/Twitter/SkySports)

“Të dy incidentet, të cilat ishin për shkak të gabimit njerëzor dhe të lidhura me analizën e situatave jashtë loje, janë duke u shqyrtuar tërësisht nga PGMOL”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version