Telegrafi

Dy humbje jete dhe 64 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 në Shqipëri, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.

Ndërkohë një 83 vjeçar nga Durrësi dhe një 78 vjeçare nga Tirana, të konfirmuar me COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, me gjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.

Vijon të ketë shtrime në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1,438 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë. /Telegrafi/