Telegrafi

Dy herë më shumë porosi për Samsung Galaxy S6 sesa për Galaxy S5

 

Sipas një mediumi korean, Galaxy S6 është shumë më i popullarizuar në lansim se sa paraardhësi i tij, Galaxy S5.

Ndërkohë sipas një raporti të ri thuhet se para-porositë për Galaxy S6 dhe S6 Edge në Amerikë janë dyfish më të larta se para-porositë e Galaxy S5 gjatë katër ditëve të para.

Shitjet e Samsung S5 ishin më të ulëta se sa ato që Samsung kishte pritur. Mbetet të shihet nëse shitjet e pajisjes së re nga kompania koreano-jugore do të rriten edhe më shumë se ato të modelit të kaluar. (Telegrafi)