Dy aksidente të komunikacionit me dy gra të lënduara në dy vende gjatë ditë së djeshme, ka informuar zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Të dy rastet sipas të dhënave të para nga ekspertizat në vendet e ngjarjes shkaqet janë shpejtësia e tejkaluar.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 18 në rrugën Ljubotenska në Reçicën e Vogël. Vetura “Ford Mondeo” me targa të Tetovës e vozitur nga R.A. (53) nga Reçica e Vogël ka përplasur XH.M.(77) poashtu nga Reçica e Vogël, me çka këmbësorja përjeton dënime trupore dhe është dërguar në Klinikën e Tetovës.
Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën lokale në fshatin Pallaticë rreth orës 21. Vetura “Golf” me targa të Tetovës, të cilën pa leje pvr vozitje e ka drejtuar L.A. (20) nga Kopanci ka goditur Zh.Q. (65) nga Pallatica. Edhe në këtë rast 65 vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Klinikën e Tetovës për trajtim të mëtutjeshëm./Telegrafi/