Site icon Telegrafi

Dy gra konfrontohen fizikisht në një kazino në Shkup

Konfrontim fizik mes dy femrave ka ndodhur në një kazino në Shkup. Nga policia nuk japin shumë detaje, por thonë se pas dokumentimit të plotë do të ngrihet kallëzimi përkatës.

“Më datë 06.01.2023, në ora 16:30, është raportuar se në një kazino në rrugën ‘Dimitrie Çupovski’ në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme është prishur rendi dhe qetësia publike me një konfrontim fizik të 42-vjeçares. G.T nga Kavadari dhe 23-vjeçares T.T nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Exit mobile version