Telegrafi

Dy gota verë në javë zvogëlojnë rrezikun për astmë

Ndërsa, kanë zbuluar, po ashtu, se njerëzit që pinë katër ose më shumë gota alkool kanë rrezik më të madh që ta zhvillojnë këtë sëmundje.

Shkencëtarët pranë spitalit "Bispebjerg" në Kopenhagë kanë analizuar 40.000 mijë njerëz të moshave nga 12 deri në 41 vjeç. Ata kanë vërejtur se më shumë se gjashtë për qind e atyre që nuk konsumojnë alkool ishin sëmurë nga astma, ndërsa ishin sëmurë edhe 4.5 për qind e atyre që pinë sasi të mëdha alkooli.

Ndërkaq, ata që pinë sasi mesatare të alkoolit, verë ose birra, janë më pak të rrezikuar. Prej tyre, më pak se katër për qind e pjesëmarrësve ishin sëmurë nga astma. /Telegrafi/