Site icon Telegrafi

Dy golat ndaj Bayernit i japin Ronaldos një rekord historik

Real Madridi ka fituar ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-2.

Dy golat për Los Blancos i shënoi Cristiano Ronaldo dhe më këtë rast portugezi arriti një rekord historik.

Lexo po ashtu Reali fiton si mysafir i Bayernit, CR7 shpëtimtari i Los Blancos (Video)

Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori që shënon 100 gola në garat evropiane të UEFA-s për klube.

97 gola ka shënuar në Ligën e Kampionëve, dy gola në Superkupën e Evropës dhe një gol në kualifikimet për LK.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Arturo Vidal. /Telegrafi/

Exit mobile version