Site icon Telegrafi

Dy golat e Qamilit dhe asistimi i Eminit i japin fitoren Sonderjyskes ndaj Midtjyllandit

Sonderjyske ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 3-1 ndaj ekipit të fuqishëm FC Midtjylland, në një ndeshje ku dy futbollistët shqiptarë, Lirim Qamili dhe Sefer Emini, ishin protagonistët kryesorë, njofton Telegrafi.

Lirim Qamili, i cili është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, hapi serinë e golave në minutën e 41-të, duke shënuar një gol të bukur. Ai e vazhdoi formën e tij të shkëlqyer edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 51-të dyfishoi epërsinë për ekipin e tij. Midtjyllandi tentoi të rikthehej në lojë, duke shënuar gol në minutën e 78-të, por pak minuta më vonë, ishte Sefer Emini ai që asistoi për golin e tretë, duke vulosur fitoren e Sonderjyske-s.

Emini, i cili është nën vëzhgimin e përzgjedhësve të Shqipërisë, Silvinho, dhe Maqedonisë së Veriut, Bobi Milevski, u zëvendësua në minutën e 83-të pas një paraqitjeje mbresëlënëse. Lirim Qamili u vlerësua me notën 8.9 nga SofaScore, duke qenë lojtari më i mirë në fushë, ndërsa Emini u vlerësua menjëherë pas tij me notën 7.7, duke qenë ndër më të mirët në këtë fitore të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Sonderjyske mban vendin e 10-të në tabelë me 11 pikë, nga ana tjetër, FC Midtjylland pavarësisht humbjes, ka 24 pikë dhe ndan vendin e parë me FC Copenhagen në garën për titull. /Telegrafi/

 

Exit mobile version