Telegrafi

I pandalshmi Ronaldo: Het-trik ndaj Cagliarit pas vetëm gjysmë ore lojë

Cristiano Ronaldo ka arritur të realizojë het-trik në përballjen që po e zhvillon Juventusi si mysafir i Cagliarit në javën e 27-të në Serie A.

Ylli portugez golin e parë e realizoi pas vetëm dhjetë minutash lojë me një asistim nga Juan Cuadrado.

Goli i tij i dytë erdhi në të 25-tën, kur 36-vjeçari realizoi nga pika e bardhë.

Për të kompletuar het-trikun e tij, Ronaldo (32’) shënoi në gol fantastik, e që mund të thuhet se ky takim ka përfunduar para kohe.

Me këto tre gola, portugezi ka shkuar në kuotën e 23 golave dhe dy asistimeve në Serie A. /Telegrafi/