Rikthimi në formë i Gareth Bale ka vazhduar edhe të dielën, në fitoren e Tottenham Hotspur ndaj Crystal Palace.
Në pestë muajt e parë të huazimit të tij nga Real Madridit, uellsiani nuk arriti t’i kinte përshtypje trajnerit Jose Mourinho.
Por, tashmë ai ka siguruar vend në formacionin bazë të portugezit duke u shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën.
Bale shënoi dy gola në fitoren prej 4-1 ndaj Crystal Palace dhe ishte njëri prej më të mirëve në fushë së bashku me Harry Kane, i cili po ashtu realizoi dy herë.
Kështu, anësori ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit me Spursat, derisa kishte realizuar vetëm 14 herë në 16 ndeshjet e para.
Po ashtu, 31-vjeçari ka shënuar në tri ndeshje radhazi në shtëpi (gjë që për herë të fundit e kishte bërë te Real Madridi në shtator të vitit 2013). /Telegrafi/
https://twitter.com/LSComps/status/1368673340647481345