Telegrafi

Dy gola të shpejtë për dy minuta në ndeshjen Kosovë – Letoni (Video)

Shkëputje e mirë dhe gol nga Rrahmani

Takimi i Përfaqësueses së Kosovës ndaj asaj të Letonisë ka sjell dy gola të shpejt për dy minuta.

Fillimisht ishin mysafirët e Letonisë që shënuan për epërsinë prej 1-0.

Goli i Letonisë erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes dhe u shënua nga Glebs Kluskins.

Pas vetëm dy minuta erdhi edhe goli i barazimit 1-1 nga Kosova.

Shënues për Kosovën ishte mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Bernard Berishës. /Telegrafi/