Telegrafi

Dy gola të shpejtë nga Roma ndaj Qarabag (Video)

Roma e ka filluar mirë takimin ndaj Qarabag në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Goli i parë në takim erdhi nga Konstantinos Manolas në minutën e shtatë.

I dyti nuk vonoi, në skenë u shfaq Edin Dzeko në minutën e 15-të të takimit.

Ndeshja luhet në kuadër të Grupit C, ku në grup janë edhe Chelsea e Atletico Madridi.

Në ndeshjen e parë klubi nga kryeqyteti italian barazoi pa gola ndaj Atleticos. /Telegrafi/