Udinese ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen ndaj Milanit.
Është sulmuesi italian, Kevin Lasagna, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.
Goli i Lasagnas erdhi në minutën e 28 të ndeshjes.
Italiani shënoi edhe më herët, por goli iu anulua.
Por, festa e mysafirëve nuk zgjati shumë pasi Nikola Kalinic shënoi pas tre minutave për 2-1. /Telegrafi/