Telegrafi

Dy gola të shpejt në ndeshjen Las Palmas- Real Madrid (Video)

Real Madrid ka gjetur golin e epërsisë në udhëtim ndaj Las Palmas, ndërsa pas vetëm pesë minuta vendasin kanë barazuar.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka kaluar në epërsi në takimin e xhiros së gjashtë të La Ligas ndaj Las Palmas.

Ishte sulmuesi anësor spanjoll, Marco Asensio, i cili shënoi golin për ‘Los Blancos’.

Goli i spanjollit erdhi në minutën e 33-të pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtar.

Vetëm pesë minuta më vonë erdhi goli i barazimit nga Las Palmas, që shënuan me anë të Dominguez Tanausu. /Telegrafi/