Atalanta i ka marrë një pikë Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterlingut që u asistua nga Gabriel Jesus.
Kampioni i Ligës Premier kishte shansin që ta dyfishonte epërsinë, mirëpo Gabriel Jesus (43’) dështoi të shënonte nga penalltia.
Pjesa e dytë filloi më keq për Cityn, pasi Atalanta i barazoi shifrat në minutën e 49-të me anë të Mario Pasalic.
Skuadra angleze kishte një tjetër moment të hidhur, derisa Claudio Bravo u përjashtua nga loja shkaku i ndërhyrjes që bëri në një lojtar të skuadrës italiane.
Manchester City nuk kishte një portier në bankën rezervë, andaj Riyad Mahrez u detyrua të largohej nga loja, gjersa Kyle Walker hyri në portë për ta ndihmuar skuadrën e tij.
Edhe pas këtij barazimi, City vazhdon të jetë lider i Grupit C me dhjetë pikë, Dinamo Zagrebi me shtatë, Shakhtar Donetsk me katër dhe Atalanta me një. /Telegrafi/