Mesfushori nga Kosova, Benjamin Kololli ka vazhduar me formën e mrekullueshme në kampionatin zviceran.
Si gjithnjë anësori i Lausannes ka qenë titullar për skuadrën e tij në fitoren e thellë 5-1 përballë Zurichut.
Serinë e golave e hapi pikërisht Kololli vetëm pas pesë minutave lojë, kur u asistua nga Margiotta dhe me një goditje të saktë shënoi për 1-0.
Pjesa e parë përfundoi 4-0 në të mirë të vendasve, ndërsa në pjesën e dytë Kololli shënoi përsëri.
Kësaj radhe Macoppi e shërbeu bukur kosovarin i cili pasi doli përballë portierit mysafir e paraboloi bukur për golin e fundit në ndeshje për ekipin e tij.
Me dy golat ndaj Zurichut, Kololli është ngjitur në koutën e shtatë golave në kampionatin zviceran.
Përveç shtatë golave të shënuara, Kololli ka bërë edhe tre asistime në elitën e futbollit zviceran.
Pas 19 ndeshjeve në futbollin zviceran, Lausanne ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 25 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ifYBzMoaF3Q