Herolind Shala është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij Valerenga 4-1 përballë Tromsos.
Ishte minuta e 13-të e ndeshjes kur Shala asistoi për Finne që hapi serinë e golave.
Pasi kaluan gjysmë ore lojë vendasit gjetën golin e dytë, ku realizator ishte Shala pas një gjuajtje të fortë nga distanca.
27-vjeçari ishte futbollisti më aktiv në fushë dhe i pandalshëm për kundërshtarët.
Në minutën e 75, Shala doli në skenë përsëri për ta shënuar golin e dytë personal në këtë takim pas një bashkëveprimi të mirë me Vilhjalmsson.
Për Valerengan kjo ishte fitorja e dytë në kampionat pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Javën e ardhshme kryeqytetasit kanë një udhëtim të vështirë pasi luajnë te Brann. /Telegrafi/