Telegrafi

Dy gola të Defoe shpëtojnë Anglinë

Defoe ka shënuar pas vetëm tre minutash pasi është përfshirë në lojë në pjesën e dytë dhe ka barazuar gjysmë orë më pas. Për Holandën në pjesën e parë shënuan Dirk Kuyt (10’) dhe Rafael van der Vaart (38), pas gabimeve të Rio Ferdinant dhe Garreth Berryt.

Për kombëtaren angleze David Beckham bëri paraqitjen e tij të 113-të, ndërsa u zëvendësua në pjesë të dytë. 34-vjeçari ka nevojë edhe për 12 paraqitje tjera për të barazuar rekordin e Peter Shilton prej 125 paraqitje me kombëtaren.

Holanda tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën Botërore 2010, ndërsa Anglia mund ta bëjë këtë duke mposhtur Kroacinë në Wembley më 9 shtator.